Debati Biden-Trump ka një fitues dhe nuk është asnjëri prej kandidatëve

Debati Biden-Trump ka një fitues dhe nuk është asnjëri prej kandidatëve

Debati mes dy kandidatëve për President të SHBA Biden dhe Trump ka pasur një vëmendje të jashtëzakonshme mbrëmjen e djeshme. Por ajo që ka fituar akoma më shumë vëmendje ka qenë gazetarja që e drejtoi këtë debat.

Kristen Welker, gazetarja 44 vjeçare është shpallur “fituese e debatit” në rrjetet sociale.

Ajo ka arritur të vlerësohet shumë si moderatore, falë aftësisë që ka treguar në mbajtjen në mënyrë strikte të kohës së kandidatëve, duke moslejuar tejkalimin.

Welker  ka lindur në Filadelfia dhe është diplomuar në Universitetin e Harvard në vitin 1998.

44 vjeçarja u bë korrespondentja e NBC në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011, ndërkohë që prej kohësh është drejtuese e emisionit “Fundjava sot” në këtë rrjet televiziv.

125 mijë tweet kanë qarkulluar që nga mbrëmja e djeshme rreth performancës së Kristen.

Ajo është gazetarja e dytë me ngjyrë që drejton një debat presidencial, plot 28 vite pasi për herë të parë e realizoi Carole Simpson e ABC News në vitin 1992.

Debati i parë pati shumë kritika për moderimin që i bëri gazetari i Fox News, Chris Wallace dhe njëjtë kanë qenë reagimet edhe për Susan Page në përballjen mes Mike Pence dhe Kamala Harris.

Welker arriti të mposhtë kritikat, duke mbajtur nën kontroll të dy kandidatët, duke respektuar me rigorozitet 2 minuta për një prej kandidatëve.

Gazetarët amerikanë po japin konsiderata të larta për kolegen e tyre, duke e cilësuar atë në fakt si fituesen e debatit të fundit presidencial, teksa kanë mbetur edhe 12 ditë nga votimi.

Edhe vetëm presidenti aktual Donald Trump e ka përgëzuar gazetaren 44 vjeçare për moderimin e saj.

Shpërndaje në: