Debati për Prishtinën: Si arriti Përparim Rama ta zhveshte ‘cullak’ Arben Vitinë në debaklin e dekadës?

Debati për Prishtinën: Si arriti Përparim Rama ta zhveshte ‘cullak’ Arben Vitinë në debaklin e dekadës?

 Sonte secili qytetar i Prishtinës e ka kuptuar arsyen e vërtetë pse Arben Vitia ka ikur deri tash nga debatet me kundërkandidatin e tij, Përparim Ramën.

Në debatin e vetëm serioz mes kandidatëve, Arben Vitia e pa veten të sulmuar e të ekspozuar nga ndërhyrjet me shumë takt nga kandidati Rama.

Rrjetet sociale të internetit aktualisht janë në flakë, pas debaklit që pësoi Arben Vitia dhe të befasuar me paraqitjen e jashtëzakonshme të Përparim Ramës, por cilat janë pika kryesore:

1) Përvoja në politikë Arben Vitia u mundua ta sulmonte Përparim Ramën për mungesën e përvojës politike dhe sidomos mungesën e mbështetjes nga niveli qendror. Por, këtu u zu keq nga Përparim Rama. Kur mori fjalën nga moderatori Adriatik Kelmedi për herë të parë, Rama nuk shtroi planin e tij por e ndeshi Vitinë me fjalët e tij: “A do të thotë kjo se nëse zgjidhem kryetar, qytetarët e Prishtinës do të diskriminohen nga niveli qendror?” – e pyeti Rama. Vitia e mohoi një gjë të tillë por përmes shumë pështjellimesh, derisa në mënyrë të ulët mundohej që t’i thoshte qytetarëve të Prishtinës se mu kështu do të ndodhte. “Votomëni se ju dënojmë!”

2) Programi Arben Vitia e quajti programin e Përparim Ramës me etiketa në mungesë të argumenteve. Ai u shpreh se ky ishte program “futuristik” derisa e krahasoi me qytetin e Dubait. Por, Përparim Rama prezantoi detaje nga projektet e programit dhe madje ofroi edhe shifra. Sidoqoftë, Vitia edhe pse i shtyrë disa herë nuk guxoi të futej në shifra duke i lënë në erë fjalët e tij sulmuese.

3) LDK Arben Vitia duke mos pasur asnjë argument që tregonte se kandidatura e tij ishte serioze përballë Përparim Ramës, e lidhi këtë të fundit me LDK-në. Ai madje, po të mundej, do t’i linte fajet Përparim Ramës për çdo gabim eventual që mund të jetë bërë nga kjo parti që nga koha e Rugovës. Por, Përparim Rama nuk hezitoi të përgjigjej konkretisht edhe për këtë çështje duke premtuar një kabinet që kriter kryesor do ta kishte “profesionalizmin”.

4) Kur zihesh në rrenë Janë disa raste kur Arben Vitia u zu në rrenë nga Përparim Rama. Një ndër to ishte kur z. Rama tha që ishte kryesues i komisionit teknik për sallën koncertale. Aben Vitia u shpreh se kjo nuk ishte e vërtetë. Sidoqoftë, është vet arkitektja Mimoza Sylejmani e cila u shpreh se po, Përparim Rama kishte qenë kryesues.

Tjetër? Arben Vitia doli se nuk kishte lexuar as programin e tij. Kush e kishte lexuar këtë program? E kishte lexuar Përparim Rama. Kur Vitia u shpreh se platformat e gjelbra nuk ishin me rëndësi prioritare sa ajo e rrugëve që aktualisht janë të pashtruara, ai duket se harroi që kjo i ndodhej në program. Kjo iu përkujtua nga Përparim Rama.

Po ashtu, Rama e zuri ngushtë z. Vitia kur ia vuri në pah kundërshtinë që 2600 parkingje t’i bënte për një shumë simbolike parash, prej vetëm 1 milionë eurove.

Debati i sotëm tregoi se përpos mungesës së ideve, Arben Vitia nuk ka as vullnetin e duhur për të qenë kryetar i Prishtinës. Një debakël total të cilën e panë të gjithë qytetarët e Prishtinës!

Shpërndaje në: