Debati SBASHK-Qeveri: Gola s’e lë Eman Rrahmanin të flasë për grevën, ky e lëshon komisionin

Debati SBASHK-Qeveri: Gola s’e lë Eman Rrahmanin të flasë për grevën, ky e lëshon komisionin

Komisioni për Arsim po vazhdon tutje, ku të pranishëm janë përfaqësues të SBASHK’ut dhe ministrat Arbërie Nagavci e Hekuran Murati, transmeton Periskopi.

Fjalën deshi ta marrë Eman Rrahmani, deputet i VV’së, por këtë gjë nuk ia lejoi kryetari i komisionit, po ashtu nga radhër e VV’së, Ardian Gola me arsyetimin se duhet veç ata që janë anëtarë të këtij komisioni.

‘’Qëllimi jem është më kontribu. Nuk kam ardhë me ju fy, linçu mirëpo, ju si kryetar i komisionit nuk duhet me bo marrëveshje me asnjë grup që e cënon punën time si deputet.’’, i tha Rrahmani – Golës/

‘’ Për mu është me u respektu vullneti popullor. E kam parasysh vërejtjen tënde’’, ia ktheu Gola.

Në fund, Rrahmani mori gjësendet e tij dhe e lëshoi komisionin.

Kujtojmë që Eman Rrahmani sot kritikoi Qeverinë dhe mbështeti sindikatat për grevën./PERISKOPI/

Shpërndaje në: