Thaçi kërkon të shtyhet intervistimi i tij për dëbimin e shtetasve turq

Thaçi kërkon të shtyhet intervistimi i tij për dëbimin e shtetasve turq

Për herë të katërt me radhë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka ardhur para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka qenë i ftuar të raportojë sot.

Ndryshe nga herët e tjera, kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar një datë tjetër të intervistimit.

“Zyra e Presidencës ka kontaktuar me ne dhe ka kërkuar që të shtyjmë për një datë tjetër intervistimin e presidentit Thaçi. Zyra e Presidencës thotë se me keqardhje presidenti nuk mund t’i përgjigjet komisionit më 23 prill, me mirëkuptim kjo të caktohet më 26 prill. Unë jam që të plotësohet kjo kërkesë edhe pse e vonuar”, tha ai.

Shpërndaje në: