Deçan: Persona të maskuar sulmuan autobusin, i vrarë shoferi, të lënduar ka edhe nxënës

Deçan: Persona të maskuar sulmuan autobusin, i vrarë shoferi, të lënduar ka edhe nxënës

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Gllogjan të Decanit.

Po ashtu burime të Indeksonline konfirmuan se disa persona të maskuar kanë sulmuar një autobus ku shoferi ka mbetur i vrarë.

Kurse të lënduar mbetën edhe disa nxënës që ishin në autobus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga incidenti janë plagosur dy persona, teksa Policia është duke e hetuar rastin tutje.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në: