Deda e Kusari-Lila ende pa parti, lusin Vjosa Osmanin që t’iu bashkohet

Deda e Kusari-Lila ende pa parti, lusin Vjosa Osmanin që t’iu bashkohet

U ndanë nga partitë e tyre për të themeluar partinë e re, por Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës nuk po i ecin gjërat siç planifikonin, edhe pse thanë se subjekti i ri do të zyrtarizohet gjatë muajit qershor. Tash jemi në korrik, ndërsa dy protagonistët nuk kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete, të paktën prej asaj që shihet nga jashtë, drejt themelimit të partisë.

Muaj më parë, Deda kishte publikuar një fotografi me Kusari-Lilën, e cila aktualisht është kryetare Gjakovës, që supozohej të jetë bërë nga kryetari i partisë së re. Asgjë nuk u zbulua as prej kësaj.

Ajo që po vërehet janë ngecjet e dy politikanëve të ri për të nxjerr një platformë të re politike, për të cilën thuhej se do të jetë më ndryshe dhe do ta rikthente shpresën tek qytetarët.

Madje, dy politikanëve duket se nuk do t’i bashkohet as Vjosa Osmani e LDK-së e cila tash e një kohë të gjatë është e pakënaqur me partinë e saj.

Kusari-Lila në emisionin “Personale” ka thënë se Osmani nuk mund ta reformojë LDK-në. Sipas saj, Osmani duhet t’i bashkohet një partie të re, duke aluduar në partinë e saj të pathemeluar ende. /Periskopi/

Shpërndaje në: