Deda: Kështu do të formohet qeveria e re

Deda: Kështu do të formohet qeveria e re

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e nismës qytetare “Alternativa”, Ilir Deda është shprehur i bindur që PAN nuk do të arrijë ta formojë qeverinë, raporton Gazeta Blic.

“Nuk besoj që Pan i kanë votat, e as nuk do të arrijnë t’i kenë 61 deputet”, tha Deda në emisionin “Rrokum roll’

Sipas deputetit Deda, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj nuk do të arrijë të bëhet kryeminstër për shkak se siç tha ai, PAN nuk i ka 61 nënshkrime.

“LAA e VV me ftesë edhe për partitë tjera do të arrijnë një marrëveshje dhe do të zgjidhet kryeministri.

Në fazën e dytë ne do të mbledhim 61 nënshkrime këto nënshkrime do t’i dërgohen presidentit dhe se të gjitha partitë do të lëshojnë pe dhe do të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, u shpreh ai.

Deda thotë se PDK-ja me çdo kusht duhet të shkojë në opozitë sepse ka pasur rastin për të qeverisur që dhjetë vite me vendin.

Shpërndaje në: