Deda nuk e përjashton largimin nga Alternativa: Patëm një takim të gjatë me Mimozën

Deda nuk e përjashton largimin nga Alternativa: Patëm një takim të gjatë me Mimozën

Deputeti i Alternativa-s, Ilir Deda ka folur edhe për të ardhmen e tij politike.

Deda ka thënë se strukturat e Alternativës janë takuar këto ditët e fundit dhe së shpejti do të njoftojnë opinionin për vendimet e marra.

“Kemi pasur një takim të gjatë javën e kaluar dhe në momentin që ka diçka bashkë me Mimozën do ta bëjmë publike”, tha ai në ‘Personale’ në Rtv Dukagjini.

I pyetur nëse do të largohet nga Alternativa dhe do t’i bashkohet ndonjërës nga partive aktuale ekzistuese, Deda nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Është spekuluar shumë se jam afruar shumë me PSD-në. Me LDK-në kam afërsi politike dhe nuk ka nevojë mu spekulu…Kur të vijë momenti do të dalim para opinionit publik dhe do t’u komunikojmë vendimet e marra”, tha ndër të tjera Ilir Deda.

Shpërndaje në: