Dedaj: Prindon Sadriu është diplomat i rangut të ulët dhe i tillë do mbetet

Dedaj: Prindon Sadriu është diplomat i rangut të ulët dhe i tillë do mbetet

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka qenë diplomat i rangut të ulët dhe se i tillë edhe do të mbetet.

Dedaj në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se shkarkimi i tij lidhet me vendosjen e Sadriut në pozitën e zëvendësshefit në mision.

“Bashkëshorti i presidentes Osmani ka qenë atje diplomat i një rangu të ulët edhe i tillë është edhe tash dhe i tillë ka me qenë gjithmonë sepse nuk i ka para dispozicionet për të qenë lider dhe një diplomat çfarë i duhet shtetit të Kosovës. Me shkarkimin tim pas një jave menjëherë ai është ngarkuar me punë si udhëheqës i Ambasadës në Shkup. Nuk asgjë kundër në parim, por mënyra e shkarkimit tim dhe këta disa kanë ardhur në pushtet me 14 shkurt gjoja duke e luftuar nepotizmin, familjarizimin a në fakt po e bëjnë të kundërtën”, ka thënë ai.

Ai pati një porosi edhe për presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentes Osmani dua t’i them nga kjo studio, që pavarësisë e Kosovës nuk është bërë realitet nga 14 shkurta, por për që këtë pavarësisë të Kosovës që një 100 vjet shqiptarët e Kosovës kanë dhënë gjak, sakrifica e sidomos në luftën e fundit, në masakrat e fundit dhe për këtë arsye askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdor pozitën për t’i poshtëruar dhe denigruar rivalët politik që nuk mendojnë njësoj si ajo”, ka thënë Dedaj.

Shpërndaje në: