Defekti në Zelandën e Re i lejon tifozët të luajnë FIFA 23 një ditë përpara publikimit zyrtar

Tifozët në Mbretërinë e Bashkuar mund të luajnë FIFA 23 një ditë para datës së lëshimit të tij zyrtar për shkak të defektit në Zelandën e Re.
Është raportuar se njerëzit që kanë porositur paraprakisht FIFA 23 Ultimate Edition mund ta luajnë lojën përpara datës zyrtare të nisjes për shkak të defektit në Zelandën e Re, shkruan Periskopi.
Tifozët që kanë porositur versionin Ultimate mund ta luajnë lojën tre ditë përpara publikimit botëror të edicionit standard, i cili do të lançohet të premten, më 30 shtator.
Sidoqoftë, defekti nënkuptonte që lojtarët mund të fitonin akses në lojë një ditë më parë.
Për të përdorur defektin e Zelandës së Re, lojtarët duhet të ndryshojnë vendndodhjen e tyre në zonën kohore të Zelandës së Re.
Si rezultat i ndryshimit, data do të bëhet 27 shtatori, që do të thotë se ata do të zhbllokojnë versionin e plotë të FIFA 23 Ultimate Edition.
Përdoruesit e Playstation dhe PC nuk mund ta përdorin atë, defekti funksionon vetëm në Xbox One dhe Xbox Series S/X, të cilat lejojnë lojtarët të ndryshojnë vendndodhjen e tyre sa herë që dëshirojnë.