Definicioni i katastrofës: Skuadra e njohur gjermane nuk di për fitore në 25 ndeshje në Bundesligë

Definicioni i katastrofës: Skuadra e njohur gjermane nuk di për fitore në 25 ndeshje në Bundesligë

Schalke 04 është një emër i madh në futbollin gjerman, transmeton Insporti.

Schalke është një nga ekipet më ikonike që krenohet Gjermania në Evropë, por aktualisht ata janë duke ‘luftuar’ për të marrë një fitore.

Schalke sot pësoi humbjen e radhës nga Monchengladbach (4:1). Kjo ishte ndeshja e 25-të që ata nuk dinë për fitore, rekordi më i keq i një skuadre elitare gjermane.

Fitorja e fundit e tyre daton më 17 janar, pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm. Që nga atëherë, ata nuk kanë arritur asnjë fitore në Bundesligë.

Schalke i shpëtoi rënies vitin e kaluar falë stinorit vjeshtor, ku pati rezultate të mira.

Shpërndaje në: