Dega e LDK-së në Kamenicë thotë se e ka kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipovic

Dega e LDK-së në Kamenicë thotë se e ka kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipovic

Kryetari i degës së LDK-së në Kamenicë, Jeton Biqkaj ka dalë me një komunikatë lidhur me kundërshtimin e tyre për zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipovic.

Biqkaj thotë se ata e kanë kundërshtuar zgjedhjen e tij, mirëpo janë mbivotuar nga pushteti i VV-së.

“Pikërisht ne nuk e kemi mbështetur këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në kuvend dhe pa asnje konsultim paraprak, por qudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dijnë delegatët se kush është ky i propozuar. Por ndoshta pushteti e kanë ditur dhe për ate nxitonin”, tha Biqkaj.

Tutje ai tregoi se nga 27 delegatë vetëm 10 kanë votuar pro, mirëpo votata e abstenuara ia mundësuan që Filipovic të zgjidhet nënkryetar.

“Shpresoj që MALP, do ta kthej në rishqyrtim. Ne grupi i delegatëve të LDK-së jemi deklauar që mbështesim që Komuna jonë të ketë nenkryetar nga komunitetet edhe pse ligjërisht si takon, por ai të jetë një nënkryetar që përfaqëson interesat e komuniteteve por edhe të gjithë qytatëve të Kamenicës e jo fans te Jabllanoviqit. Ps. Jabllanoviqi u pat shkarkuar nga kryeministri Mustafa për gjuhën e përdorur”, tha ai.

Shpërndaje në: