Dega e Skënderajt e PDK’së dërgon 21 emra për deputetë
Dega e PDK-së në Skënderaj, bastion ky i partisë më të madhe në vend ka dërguar një listë të gjatë emrash për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Magazina.al merr vesh se lista e kësaj dege propozuar qendres është me 21 emra . Por kjo do mbetet vetëm dëshirë, sepse lista do ngushtohet aq shumë saqë shumë pak vetë do të futen në të.
Burime të Magazina.al bëjnë me dije se maksimumi që do arrihet është 5 kandidatë nga Drenica; shifër kjo që nuk është e pranueshme për degën ku PDK-ja ka bastionin e saj.
Tensionet janë në kulm tek kandidatët nga Drenica, pasi secili prej tyre dëshiron të futet. Por tash kur partia ka bërë koalicion me AAK-në dhe Nismen PDK ka të drejtë të propozojë vetëm 50 kandidatë.
Ndryshe ethet do vazhdojnë deri në orët e vona të premtes pasi partitë kanë afat deri në orën 00:00 t’i dorëzojnë listat në KQZ. Magazina.al



