Deklarata e Guardiolas për shkarkimin e Lampardit nënvizon sa brutal është futbolli modern për trajnerët

Deklarata e Guardiolas për shkarkimin e Lampardit nënvizon sa brutal është futbolli modern për trajnerët

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth shkarkimit të trajnerit të Chelseas, Frank Lampard.

Dje “Blutë” vendosën ta shkarkojnë teknikun anglez shkaku i rezultateve jo të mira në kohën e fundit..

Lidhur me këtë situatë, Guardiola tha se çdo trajnerë duhet të fitojë sepse nuk ekzistojnë projektet afatgjatë.

“Për të gjithë trajnerët, duhet të fitoni. Njerëzit flasin për projekte, por nuk ekzistojnë, duhet të fitosh ose do shkarkohesh”.

“Respekt për Chelsean dhe shpresoj që ta shoh Lampardin së shpejti, ta dërgoi në një restorant sapo pandemia të përfundoi”.

“Varet nga rezultatet, nuk ka filozofi ose projekte. Duhet të fitosh rezultate ose zëvendësohesh. Trajnerët duhet të kenë durim, nuk jam duke gjykuar vendimin nga Chelsea, e respektoj dhe duhet të jetë në atë mënyrë”, tha ai.

Pasuesi i Lampardit pritet të jetë Thomas Tuchel që do zyrtarizohet së shpejti.

Shpërndaje në: