Deklarata e Vuçiqit, Bislimi: Unë jam zv.kryeministër i Kosovës dhe nuk marr vesh shumë nga armatura

Deklarata e Vuçiqit, Bislimi: Unë jam zv.kryeministër i Kosovës dhe nuk marr vesh shumë nga armatura

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk merr shumë vesh nga fusha e ndërtimtarisë.

Ai u deklarua kështu kur sot në konferencë për media u pyet se çka është “armatura e re”  e thënë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të cilën tregoi se i është shpalosur në takimin me përfaqësues të Gjermanisë, Francës dhe emisarit Miroslav Lajçak, në Beograd të shtunën.

“Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nuk marrë vesh shumë nga armatura dhe nuk kam qenë prezent në takimin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mendoj se pyetja është drejtuar në adresë të gabuar”,ka thënë Bislimi.

Vuçiq pas takimit me përfaqësues evropianë  ka deklaruar se iu propozua një kornizë e re për dialogun, duke e quajtur figurativisht si një “armaturë e re”.

 

 

 

Shpërndaje në: