Deklaratë sensacionale nga Laporta: Nuk përjashtohet rikthimi i Messit dhe Iniestas

Deklaratë sensacionale nga Laporta: Nuk përjashtohet rikthimi i Messit dhe Iniestas

Pas ardhjes së Xavi në pankinë dhe rikthimit të Dani Alves, Barcelona duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund operacionit të nostalgjisë: “Një rikthim i Messit dhe Iniestas? Nuk e përjashtoj – tha presidenti Joan Laporta në ditën e prezantimit të mbrojtësit brazilian – Është diçka që ka ndodhur me Danin.

”Ka personalitete që e kanë bërë klubin të madh dhe Leo dhe Andrés janë dy lojtarë spektakolarë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Ata ende po luajnë, por ata kanë qenë të mrekullueshëm te Barça dhe e bënë klubin të madh. Ata janë lojtarë me një kontratë në fuqi me klubet e tjera dhe kjo duhet respektuar, por në jetë nuk i dihet kurrë.”

Pas kthimit të 38-vjeçarit Dani Alves në Katalonjë, Laporta duket se nuk dëshiron t’ua mbyllë derën dy ish-ëve të mëdhenj, sot përkatësisht te PSG dhe Vissel Kobe, edhe pse në vitin 2022 ata do të mbushin 35 dhe 38 vjeç.

Ndërkohë, braziliani, i kthyer nga dy sezone në shtëpi me San Paolon, shpjegoi se çfarë e shtyu të vishte sërish ngjyrat blaugrana:

“Po mbaj një premtim që i kam bërë vetes. Kam ndryshuar në shumë gjëra, por zemra dhe shpirti janë gjithmonë njësoj. Versioni im i dytë do t’u pëlqejë edhe më shumë tifozëve: jam më i pjekur dhe do të punoj më shumë. Kjo mund të jetë fanella e fundit që do të vesh, dua ta nderoj dhe të rikthej klubin lart. Pastaj dua të shkoj në Kupën e Botës në Katar. Xavi? Doja të kthehesha të luaja dhe kishte pasur disa takime, por kur u kthye mendova se e dinte çfarë bënte. Më thirri duke më pyetur nëse doja ta ndihmoja, u përgjigja se nëse Barça ka nevojë për mua, nuk doja të dija asgjë më shumë. Shumë mendojnë për paratë, por nuk ishte e rëndësishme për mua. Nga ajo telefonatë tashmë u ndjeva si lojtar i Barcelonës .

Alves foli për rikthimin e mundshëm të Messit: “Nëse më jepni disa orë, po të shkoj ta kërkoj (duke qeshur). Leo është gjëja më e madhe që kam mundur të shoh dhe të mëdhenjtë të mungojnë gjithmonë. Do të ishte e pabesueshme ta shihja përsëri këtu, por për fat të keq nuk e di nëse do të jetë e mundur. I inkurajoj të gjithë të kthehen, kam qenë në shumë vende, por asnjë nuk është si ky”.

Shpërndaje në: