Deklarohet Afrim Tovërlani pasi u tha se e kërcënoi me thikë Shpend Ahmetin: Më kanë trajtuar si kriminel

Deklarohet Afrim Tovërlani pasi u tha se e kërcënoi me thikë Shpend Ahmetin: Më kanë trajtuar si kriminel

Pas raportimeve se kishte kanosur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje vet kryeprotagonisti, z. Afrim Tovërlani, një trajner i suksesshëm kosovar.

Ai thotë se është ndjerë i befaruar nga ana e medieve të Kosovës për trajtimin dhe raportimin që i kanë bërë rastit të tij.

“E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.” – shkruan Afrim Tovërlani, i njohur si Toki, që ka fituar të paktën dy tituj të kampionit të Kosovës, përcjell Periskopi.

Ai ka shkruar “Së shpejti do të pijmë kafe me Shpendin…”

Statusi i plotë:

Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.
Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.
Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.
E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.
Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!
Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin…
Albert Mecini, Armir N. Osa and 88 others
19 Comments

Shpërndaje në: