Del autopsia, ja pse vdiq 16-vjeçarja gjatë operacionit
Hipertermia malinje është shkak i vdekjes së 16 vjeçares Blerta Pepa gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Ky është përfundimi i mjekësisë ligjore. Po sipas tyre bluzat e bardha kanë respektuar të gjitha protokollet mjekësore, por mbijetesa pas këtij komplikacioni ishte e pamundur.
Për rastin e vdejes së 16-vjeçares Blerta Pepa dy mjekë të huaj dhe anesteziti janë proceduar penalisht për mjekim të pakujdeshëm, ndërsa ministria e shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e rastit.
Çështja vijon të jetë në hetim, por burimet në lidhje me rezultatet e para të autopësisë bëjnë me dije se në këtë rast është respektuar i gjithë protokolli mjekësor përpara dhe gjatë interventit, por komplikacioni nga hipertermia malinje ka qënë i rëndë.
Gjithashtu nga autopsia rezulton se edhe injektimi i dantrolenit kundër komplikacioneve është kryer nga mjeku anestezist, por edhe në këtë rast, Blerta Pepa nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa policia i ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës për tre mjekë të spitalit privat në Tiranë, ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa.



