Del dokumenti: Qeveria Kurti mbajti fshehtas parapërgatitjet për dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Qeveria Kurti, javën e kaluar ka mbajtur një takim parapërgatitor për dialogun Kosovë-Serbi, të cilin e ka mbajtur tërësisht fshehtë.

Demokracia.com posedon dokumentin e agjendës së zëvendësit të Kurtit, Besnik Bislimit, i cili është i ngarkuar me çështjen e dialogut.

Nën organizimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, zëvendëskryeministri Bislimi larg syve të qytetarëve më 20 prill ka marrë pjesë në takimin jopublik, i cili nuk është bërë fare transparent për publikun, ku është diskutuar për dialogun.

Temë diskutimi në këtë takim ishte se çka duhet të bëjë qeveria e re, e cila sapo ka marrë pushtetin, që të luajë rol konstruktiv dhe të ketë debat të arsyeshëm për të arritur synimet afatgjata në marrëdhëniet midis dy vendeve. Për këtë takim askush nuk ka folur deri më sot.

Kurse sot, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit pikërisht për të negociuar për rifillimin e dialogut me Serbinë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në: