Del nacionaliteti i 27 emigrantëve të vdekur në përmbytje gjatë natës

Del nacionaliteti i 27 emigrantëve të vdekur në përmbytje gjatë natës

Shumica prej 27 të vdekurve, përfshirë një grua shtatzënë dhe tre fëmijë, që u fundosën duke kaluar Kanalin në një varkë të rrafshët ishin kurdë nga Iraku apo Irani, kanë thënë autoritetet franceze.

Autoritetet thanë që dy të mbijetuarit, një irakian dhe një somalez, po trajtoheshin për hipotermi dhe rraskapitje në spitalin e Calais.

Një hetim kriminal është hapur nga prokuroria në Lille, me katër të dyshuar si “të përfshirë direkt” në përpjekjen për të kaluar kufirin, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Trupat u sollën në portin e Calais me varkë dhe helikopter gjatë natës, ku vullnetarët dhe emigrantët lokalë kishin ndezur qirinj dhe vënë pllakata me mbishkrimin “Edhe sa të tjerë?”

Zyra e prokurorit publik në Lille ka konfirmuar që 17 burra, shtatë gra dhe tre adoleshentë kishin vdekur në këtë katastrofë.

Nuk kishte erë të madhe dhe deti ishte i qetë në kohën e përmbytjes, duke i rritur dyshimet e disa mediave se varka me emigrantë ose ishte goditur nga një anije ose ishte përmbytur shkaku i peshës së tyre.

Shpërndaje në: