Del raporti i pandemisë: Asnjë i vdekur

Del raporti i pandemisë: Asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të pandemisë Covid-19.

Edhe tri ditë para ditës së zgjedhjeve, numri i të infektuarve vazhdon të jetë i ulët: 31 qytetarë kosovarë u infektuan me koronavirus për 24 orë.

Numri i të vdekurve, fatmirësisht, ka mbetur zero, përcjell periskopi.

Kjo bën që numri i rasteve aktive të ulet në 924.

Statusi i plotë:

14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.                                    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 924.

Shpërndaje në: