Del sekuenca: A e ofendoi deputetja Bogujevci kolegen Kurti, ja reagimi i kësaj të fundit

Del sekuenca: A e ofendoi deputetja Bogujevci kolegen Kurti, ja reagimi i kësaj të fundit

Një moment i publikuar nga seanca e sotme e Kuvendit, duket një bashkëbisedim mes dy deputeteve të Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci dhe Tinka Kurti.

Gazetari Shkumbin Kajtazi e ka interpretuar videon në këtë mënyrë:

Veç këqyrne qysh Saranda Bogujevci, përveç që tenton me ia dirigju votën, edhe e ofendon në mes të Kuvendit kolegen e partisë, deputeten Tinka Kurti.

Tmerr.

Mirëpo, ndaj kësaj, ka reaguar deputetja Kurti, duke shkruar kështu:

“Për këdo që e ka lexu pretendimin se deputetja Saranda Bogujevci e dirigjon votën timë. Më duket e vetëkuptueshme por po duhet ta cek – nuk ka asnjë shkronjë të vërtetë. Nuk dirixhohem prej askujt (qysh është e mundshme që duhet me e theksu këtë?) . Faleminderit Sh. Kajtazit që u paska mundu me më mbrojtë por mbrohem vetë dhe shumë më mirė. E për më tepër, nuk ka nevojë askush me u mbrojtë prej Sarandës.

Çka kemi diskutu sot nuk ka pas lidhje me votim. Madje as me ndonjë deputet tjetër.

Shqetësuese se çka mund të bëhet lajm e koment. Njerëzit e rritur duhet me pasë një kufi edhe në imagjinatë e lë më që ato mendime me i nda publikisht”

 

Shpërndaje në: