Del situata jashtë kontrollit në ndeshjen Peja – Trepça, tifozët përleshen mes vete

Del situata jashtë kontrollit në ndeshjen Peja – Trepça, tifozët përleshen mes vete

Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.

Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.

Pas largimit të Trepçës, filloi një përplasje mes tifozëve të dy skuadrave.

Të dy grupet e tifozëve kanë hedhur mjete ndezëse mes vete, si dhe në parket.

Peja dhe Trepça janë duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

69:66 në të mirë të pejanëve ishte rezultati kur ndeshja u ndërpre.

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 26 sekonda.

Shpërndaje në: