Del video – Nuk ndalet Mike Tyson me incidente, kapet keq edhe me një fans tjetër

Del video – Nuk ndalet Mike Tyson me incidente, kapet keq edhe me një fans tjetër

Mike Tyson pas incidentit muajin e kaluar me një fans në aeroplan, ai edhe sot u përfshi në një incident.

Ish-boksieri ishte në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u filmua duke goditur me grusht një pasagjer në një fluturim, përcjellë Periskopi.

U pretendua nga përfaqësuesit e Tyson se burri, Melvin Townsend, i kishte hedhur një shishe për ta provokuar, megjithëse përfaqësuesit e Townsend e mohojnë këtë.

Tani, ka ndodhur një tjetër incident. Siç raportohet nga New York Post, Tyson ishte duke bërë foto me fansat në Las Vegas kur një grua ia ofroi atij gishtin pranë fytyrës.

Tyson u kthye menjëherë për t’u përballur me gruan, dhe sigurimi i tij më pas u vërsul dhe u përpoq të de-përshkallëzonte gjërat. Më pas ai është shoqëruar nga vendi i ngjarjes.

VIDEO

Shpërndaje në: