Delawie edhe njëherë tërheqë  vërejtjen për korrupsionin në Kosovë

Delawie edhe njëherë tërheqë  vërejtjen për korrupsionin në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se korrupsioni në Kosovë paraqet pengesën më të madhe për demokracinë dhe zhvillimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjatë diskutimit me temën “Etika në Biznes dhe Korrupsioni”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori amerikan ndër të tjerash tha se korrupsioni dëmton sigurinë dhe prishë stabilitetin e një vendi.

Ai ka shprehur qëndrimin e SHBA-së në luftimin e kësaj dukurie, duke thënë se Kosova do ta ketë SHBA-në partner në luftimin e korrupsionit, raporton kp.

E kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se sfidat e zbatimit te ligjit dhe luftimit të korrupsionit janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në moszhvillimin ekonomik të vendit dhe mos-tërheqjen e investimeve të huaja.

Sipas tij, luftimi i korrupsionit duke shfrytëzuar mekanizmat ligjor dhe etikën e punës do të rriste besimin e qytetarëve në biznese.

Shpërndaje në: