Delegacioni franko-gjerman në Kosovë për dialogun

Delegacioni franko-gjerman në Kosovë për dialogun

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë qëndruar dy njerëzit më të afërt të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, me ç’rast ndarazi kanë takuar tre krerët institucionalë të Republikës së Kosovës. Në këto takime, siç është bërë e ditur nga liderët shtetërorë, ndër të tjerash është diskutuar edhe rreth dialogut me Serbinë. Derisa presidenti Hashim Thaçi po këmbëngul që negociatat duhet të drejtohen nga SHBA-ja, BE-ja po vazhdon të shprehë gatishmërinë për ta lehtësuar këtë proces, shkruan gazeta Zëri.

Një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltari kryesor i kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker, dhe këshilltari i presidentit francez Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne, ka qëndruar dje në Kosovë, me ç’rast ndarazi ka takuar presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani. Pas këtyre takimeve krerët institucionalë kanë njoftuar se me delegacionin franko-gjerman kanë diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi rreth liberalizimit të vizave, si dhe rreth integrimit evropian. Gjatë një paraqitjeje për medie pas këtij takimi shefi i shtetit ka akuzuar Bashkimin Evropian për dështim rreth finalizimit të procesit të vizave.

Shpërndaje në: