Delegacioni kosovar takohet me Gardën Kombëtare të Iowa-s

Periskopi.com Lajme

Delegacioni kosovar tash e disa ditë është duke qëndruar në SHBA, duke bërë vizita tek vendet të cilat kanë marrëdhënie bashkëpunimi me Republikën e Kosovës.

Elbert Krasniqi, Armend Mehaj dhe Donika Gervalla janë duke qëndruar në Iowa, ku sot kanë pasur mundësinë të takohen me Gardën Kombëtare të këtij shteti.

“Jo çdo ditë takohesh me guvernatoren Kim Reynolds dhe bën një turne në kryeqytet.

Ky ishte i pari nga një seri ngjarjesh këtë fundjavë për të festuar partneritetin tonë historik me Kosovën”, thuhet në postimin e ndarë nga Garda Kombëtare e Iowa-s, i shoqëruar me disa fotografi nga takimi.