Deliu-Kodra: Ata që sot pështyjnë mbi UÇK-në, do të zhgënjehen prapë

Deliu-Kodra: Ata që sot pështyjnë mbi UÇK-në, do të zhgënjehen prapë

Deputetja e PDK-së Berta Deliu-Kodra, i ka dhënë mbështetje presidentit te vendit Hashim Thaçi, i cili sot pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Deliu-Kodra ka shkruar se ata që sot pështyjnë mbi UÇK’në, mbi heroinat e heronjtë e saj do të zhgënjehen prapë, përcjell Periskopi.

Postimi i Blerta Deliut në Facebook:

Akuzat e fabrikuara nga ata që shkaktuan Srebrenicën, Reçakun e qindra mijëra krime të tjera makabre mbi popullësitë civile do të mposhten edhe njëherë nga e vërteta jonë historike.

Ata që sot pështyjnë mbi UÇK’në, mbu heroinat e heronjtë e saj do të zhgënjehen prap.

Liria është argumenti i luftës sonë të drejtë. Vetëm luftërat e drejta prodhojnë liri!

Luftërat e padrejta prodhojnë Srebrenica, Reçaka…

Me çlirimtarët

Me Presidentin

 

Shpërndaje në: