Deliu-Kodra: Kryeministër, pazotësia e juaj vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë

Deliu-Kodra: Kryeministër, pazotësia e juaj vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu – Kodra ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili po vazhdon t’ia faturojë qeverive të kaluara krizën energjetike në Kosovë.

Ajo thotë se është e kotë përpjekja për fajësimin e qeverive të kaluara, sepse sipas saj qytetarët e dijnë që ky problem ka kohë që nuk ka ekzistuar, shkruan lajmi.net.

“Kosova ka më shumë se një dekadë që nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike. Ka më shumë se një dekadë që premtimi për furnizim të rregullt me energji elektrike nuk ekziston në fjalorin e politikanëve.”, shkruan Deliu-Kodra.

Ajo thotë se është pazotësia e kryeministrit të Kosovës po e thellon më shumë krizen.

Ky është postimi i plotë i deputetes Deliu-Kodra:

Kryeministri paska vazhduar edhe sot që t’i fajësojë të tjerët për të arsyetuar pazotësinë e tij që të ballafaqohet me krizën energjetike. E kotë është përpjekja e tij që t’i fajësojë qeveritë e kaluara për terrin në pikën e dimrit, sepse qytetarët e dijnë që ky problem ka kohë që nuk ekzistonte në vendin tonë.
Kosova ka më shumë se një dekadë që nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike. Ka më shumë se një dekadë që premtimi për furnizim të rregullt me energji elektrike nuk ekziston në fjalorin e politikanëve.
Kryeministër, pazotësia e juaj vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë. Je Kryeministër që t’iu shërbesh qytetarëve dhe të ofrosh zgjidhje jo të akuzosh të tjerët.

Shpërndaje në: