Deliu-Kodra: Qeveria ka shumë shumë paqartësi në procesin e dialogut

Deliu-Kodra: Qeveria ka shumë shumë paqartësi në procesin e dialogut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë se qeveria aktuale ka shumë paqartësi në procesin e dialogut.

“Me këto paqartësi, me këtë mungesë koordinimi mes partnerëve të koalicionit, me këtë mungesë koordinimi të opozitës, po shihet që ka shumë paqartësi. Ne nuk duhet të përballemi me një proces se cili partner është përjashtu e cili po ia zë vendin tjetër. Kjo qeveri nuk ka unitet për formë të qartë në dialog. Po flasim për fazën finale të dialogut, ne kemi qenë shumë kritik ëpr temat që janë hapë në takimin e fundit në Bruksel. Nëse kthehet tema të zhvendosursve serbë, është një temë që është trajtu”, ka thënë ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: