Deliu: Mospërfshirja e punëtorëve të pastrimit në Pakon Emergjente Financiare pasqyron më shumë sesa një mospërfillje ndaj kësaj shtrese

Deliu: Mospërfshirja e punëtorëve të pastrimit në Pakon Emergjente Financiare pasqyron më shumë sesa një mospërfillje ndaj kësaj shtrese

Deputetja nga radhët e PDK’së Blerta Deliu ka reaguar për  pastruesit dhe mos mospërfshirjen në Pakon Emergjente Financiare, ku siç thotë shkruan Deliu thotë se pasqyron më shumë sesa një mospërfillje ndaj kësaj shtrese të punëtorëve, karakterin paragjykues të kësaj Qeverie të vetëshkarkuar.

Deliu tha se në në këtë kohë të kujdesit maksimal higjienik, punëtorët e pastrimit, janë po ashtu në vijën e parë të frontit në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Ja statusi i plotë:

Pavarësisht nëse do të lejohen të marshojnë apo jo pastruesit, protesta e tyre u dëgjua!

 

Injorimi i punës së tyre duke i privuar nga subvencionimi qeveritar me mospërfshirjen në Pakon Emergjente Financiare, pasqyron më shumë sesa një mospërfillje ndaj kësaj shtrese të punëtorëve, karakterin paragjykues të kësaj Qeverie të vetëshkarkuar.

 

Në këtë kohë të kujdesit maksimal higjienik, punëtorët e pastrimit, janë po ashtu në vijën e parë të frontit në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke mbajtur ambientet e pastërta dhe të dezinfektuara.

 

Ata, gjithashtu, janë ndër më të ekspozuarit nga infektimi me virusin corona dhe infeksionet tjera në përgjithësi.

 

Mungesa e respektit për punën e tyre zbulon një Qeveri të drejtuar nga stereotipet shpërfillëse dhe përçmuese ndaj shtresave të caktuara e të paragjykuara të punëtorëve.

Shpërndaje në: