Demaku: Drenica nuk e turpëroi Familjen Jashari, a u turpërua krejt Kosova kur s’e bëri Murat Jasharin President?

Demaku: Drenica nuk e turpëroi Familjen Jashari, a u turpërua krejt Kosova kur s’e bëri Murat Jasharin President?

Kryeredaktorja e Periskopit, Dafina Demaku, duke komentuar kritikat ndaj asaj që ‚Drenica u turpërua‘ që e nxorri PDK-në fituese në komunën e Skënderajt, e jo Bekim Jasharin, ka kujtuar kohën kur përfolej emri i Murat Jasharit për President nga partitë politike, e sidomos nga Vetëvendosja para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ajo shkruan:

“Sipas logjikës te disave, duhet me u turpnu krejt Kosova që nuk e bonëm Murat Jasharin President. Keni lujtë boll me kartën dhe emrin e tij, sa herë që iu ka vy, sidomos partitë e

Referendumit

Mundësitë i kemi pasë, edhe ai ka qenë i gatshëm

hipokritër të vockël”, shkruan Demaku.

Në një mesazh të mëhershëm, Demaku ka reaguar ndaj kronikave televizive, ku zakonisht në zgjedhje realizohen në Drenicë (Skënderaj) e që më pas marrin përmasa bullizmi në nivel vendi.

Ajo shkruan:

S’ka rendesi qe drenicaket behen virale dhe here-here bullizohen neper kronika televizive, sa herë që ka zgjedhje. Edhe ne Prishtine kishte feste te ngjashme me 14 shkurt nga militantet e VV-se; me surle e tupana, sirena, etj. ashtu si ne shume vende te tjera. Per mua, me rendesi eshte qe drenicaket e kane ruajtur sadopak Familjen Jashari, duke e eliminuar nga gara Bekimin ?

Hyrja, qëndrimi dhe vazhdimi i tij ne politike – pavaresisht se e ka kete te drejte si qytetar i Kosoves qysh e kemi secili nga ne – per mendimin tim, ishte gjithmonë gabim.

Respekt deri t’vdesim për Familjen Jashari.

Bravo drenicakë

 

Shpërndaje në: