Demantohet gjithçka: Loftus-Cheek nuk është homoseksual

Demantohet gjithçka: Loftus-Cheek nuk është homoseksual

Pasi u raportua se anëtari i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek do ta pranoj se është homoseksual, vet lojtari ka demantuar gjithçka.

Mesfushori anglez raportohej se i kishte treguar bashkëlojtarëve të tij se orientimi i tij është i ndryshëm, çka ka marrë edhe mbështetjen e tyre, shkruan Periskopi.

Mirëpo, vet ai i ka demantuar këto lajme.

Loftus-Cheek nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se ai i mbështet plotësisht homoseksualet, por lajmet që po qarkullojnë së fundmi janë të pavërteta.

”Çdo lojtarë që vie si një homoseksual ka mbështetjen time dhe respektin. Por thashethemet janë të pavërteta”.  /Periskopi

Shpërndaje në: