Demanton KEDS-i: S’paralajmëruam rritje të çmimesh, s’paragjykojmë se çka ndodh

Periskopi.com Lajme

KEDS përmes një sqarimi në Facebook ka reaguar ndaj lajmeve që është paralajmëruar rritje e çmimit të energjisë elektrike.

Këto raportime janë demantuar me anë të këtij postimi.

“Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë.” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEDS, përcjell Periskopi.

Ata kanë lutur grupin KOHA që të korrektojë lajmin e pavërtetë.

Sqarim

KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV. Ju lutem ta korrektoni lajmin pasi që nuk është i vërtetë.