Dembele i pakënaqur me Barcelonën – Newcastle monitoron situatën

Dembele i pakënaqur me Barcelonën – Newcastle monitoron situatën

Ousmane Dembele nuk është aspak i kënaqur me situatën e krijuar te Barcelona.

Ylli francez, Dembele, i cili një kohë të gjatë vuajti nga lëndimet, mori një propozim interesant nga Barcelona. Bëhej fjalë për një pagë në bazë të gatishmërisë së tij për lojë.

Sipas FootMercato, Dembele është i pakënaqur me termet e kontratës së re, përcjell Periskopi.

Newcastle tani po monitorojnë situatën e lojtarit dhe janë gati të ndërhyjnë me një ofertë për kartonin e tij.

Thuhet se anglezët janë gati të ofrojnë 15 milionë euro në vit për shërbimet e tij.

Kontrata e Ousmane Dembele skadon gjatë kësaj vere dhe duket se rinovim me Barcën nuk do të ketë. /Periskopi/

Shpërndaje në: