Dembele nuk do të testohet për koronavirus, kjo është arsyeja

Dembele nuk do të testohet për koronavirus, kjo është arsyeja

Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousmane Dembele, nuk ka qenë në gjendje t’i nënshtrohet testit për koronavirus, si pjesa e tjetër e bashkëlojtarëve të tij, shkruan “Cadena Ser”.

Dembele është jashtë fushe që nga 27 nëntori për shkak të një lëndimi në ligamente të gjurit dhe ai nuk figuron në listën e lojtarëve të Barcelonës që do të marrin pjesë në pjesën e dytë të stinorit 2019-20. Barcelona në vend të tij e ka sjellë sulmuesin danez Martin Braithwaite në një afat të veçantë kalimtar të lejuar nga federata spanjolle.

Testet për koronavirus janë paraparë vetëm për lojtarët që pritet të luajnë, kështu që Dembele nuk figuron në këtë listë.

Shpërndaje në: