Dembele sigurisht është në planet e Xavi: Në formë të mirë, ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë

Dembele sigurisht është në planet e Xavi: Në formë të mirë, ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë

Ousmane Dembele është një nga lojtarët më të kritikuar nga tifozët e Barcelonës, për shkak se shumicën e kohës e kalon i lënduar.

Megjithatë, trajneri i ri i skuadrës, Xavi Hernandez, ka shprehur besimin e tij të plotë në francezin, duke thënë se Dembele mund të jetë lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij, nëse është në formën e tij më të mirë.

“Dembele, në formë të mirë, mund të jetë lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij”, ka thënë Xavi, transmeton Periskopi.

“Ai ka kualitetet për të bërë diferencën te Barca dhe të jetë yll botëror”, shtoi spanjolli.

Ousmane Dembele u lëndua javën e kaluar, në ndeshjen e parë pas rikthimit nga një lëndim i gjatë./Periskopi/

Shpërndaje në: