Dëme të mëdha pas vërshimeve, Qeveria nuk e përmend nëse do të kompensohen

Dëme të mëdha pas vërshimeve, Qeveria nuk e përmend nëse do të kompensohen

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se po e përcjellë me vëmendje situatën në terren pas reshjeve të shiut dhe se për këtë ka ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reaguese, më qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat.

Po ashtu nga qeveria është thënë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe Zëvendësministri i Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Imri Demelezi, bashkë me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse po vizitojnë komunat e prekura, për të parë gjendjen dhe për të koordinuar veprimet për ofrimin e mbështetjes së nevojshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me vëmendje po e përcjellë situatën në terren pas reshjeve të shumta të shiut. Për këtë kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat”, thuhet ndër tjerash nga qeveria.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi në një deklaratë për Periskopin ka treguar se sa e qysh kanë arritur deri tani të intervenojnë dhe çfarë dëme janë shkaktuar. Për fat të mirë, nuk ka pasë rrezik në jetët e njerëzve e nevojë për evakuuime.

Ai tutje ka treguar që në vazhdim do vlerësojnë dëmet dhe do ia adresojnë Qeverisë së Kosovës për kompensim.

‘’Ne sot e kemi thirrë edhe Shtabin Emergjent kemi mbajtë takim. Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin  e kem këtu edhe të shohim çka mujmë të bëjmë, çka të sanojmë. Do të formojë disa komisione të dëmeve, do të t’i drejtohemi Qeverisë për kompensim. Si dhe për veprime të tjera emergjente për me përballu më lehtë koston e humbjeve të mëdha që e kemi.’’, shtoi ai.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, me vëmendje po e përcjellë situatën në terren pas reshjeve të shumta të shiut. Për këtë kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat.

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, dhe Zëvendësministri i Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Imri Demelezi, bashkë me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse po vizitojnë komunat e prekura, për të parë gjendjen dhe për të koordinuar veprimet për ofrimin e mbështetjes së nevojshme.

Niveli qendror është në gjendje gatishmërie që t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. AME është duke e përcjellur gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit në Komuna.

Vërshimet kanë prekur disa fshatra të Gjakovës dhe Rahovecit dhe lagjet në qytetin e Gjakovës. Më e rënduar ka qenë gjendja në lagjet “Shote Galica”, “ Yllka Domi”, “Dergut Vokshi”, “Permet Vula”  dhe disa lagje tjera në qytetin e Gjakovës.

Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim në lagjen “Shote Galica” dhe në lagjet tjera.

Është ngritur niveli i gatishmërisë dhe nga Prishtina është nisur një njësi me pompa për tërheqje të ujit me kapacitet të madh.

Një njësi e kërkim shpëtimit të AME-së është në gatishmëri, nëse duhet të shkojë për mbështetje, por aktualisht nuk ka nevojë për një veprim të tillë.

Policia e Kosovës gjatë tërë kohës po qëndronë pranë qytetarëve në këto komuna.

Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido vend në Republikën e Kosovës).

Gjithashtu mund të thirrin edhe në këta numra:

Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit, në numrin e telefonit 193,
Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,
Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194.

Shpërndaje në: