Demonstrata e parë kundër Millosheviqit

Demonstrata e parë kundër Millosheviqit

 

Dje u bënë 25 vjet nga protesta masive kundër regjimit të Millosheviqit e organizuar në Beograd. Kjo ishte protesta e parë masive kundër këtij regjimi mbajtur në vitin 1991 e cila nuk ishte shpërndarë shumë si ngjarje në opinionin publik, pasi që mediat e kontrolluara nga shteti nuk e raportuan fare.

Kjo ngjarje konsiderohet si shansi më i miri lëshuar i një lëvizje qytetare në historinë serbe për të krijuar një Serbi moderne.

Ishte Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe e Vuk Drashkoviqit që i kishte thirr qytetarët të dalin në rrugë kundër një fushate parazgjedhore të organizuar në mënyrë jo demokratike nga regjimi atëhershëm.

Këtë ditë (9 Marsin), Drashkoviq e quan edhe si datën e themelimit të partisë së tij, transmeton lajmi.net.

Në këto demonstrata kishin marr pjes rreth 100 mijë qytetarë, ndërsa në qytet kishin dal rreth 10 mijë policë. Gjithashtu, në qytet kishte pasur prezencë të ushtrisë përfshirë këtu edhe tanke. Nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave shtetërore, kishin humbur jetën dy persona.

Kjo protestë gjithashtu kishte marr emërtimin e një “revolucioni të kadifenjtë”.

 

Shpërndaje në: