Dëmtimi i Rrahmanit: Napoli jep detajet më të reja

Dëmtimi i Rrahmanit: Napoli jep detajet më të reja

Amir Rrahmani pësoi një goditje të frikshme në ndeshjen që Napoli e luajti ndaj Sampdorias.

Mbrojtësi kosovar ngjalli frikë të madhe te tifozët e Napolit, por edhe tek ata të Kosovës, pasi në pamje të parë goditja dukej e rëndë.

Megjithatë, faqja zyrtare e Napolit sot njofton se lojtari ka shpëtuar pa ndonjë dëmtim, përcjell Periskopi.

“Amir Rrahmani iu nënshtrua një testi neurologjik në ‘Pineta Grande Clinic’ dhe mori dritën e gjelbër”, thuhet në faqen zyrtare të Napolit.

Mbrojtësi pritet të paraqitet për Napolin edhe në ndeshjen e vikendit. /Periskopi/

Shpërndaje në: