Dëmtohen disa linja të sistemit të gazsjellësit Nord Stream

Dëmtohen disa linja të sistemit të gazsjellësit Nord Stream

Tre linja detare të sistemit të gazsjellësit Nord Stream kanë pësuar dëme “të paprecedentë” brenda një dite, ka thënë Nord Stream AG, operatori i rrjetit.

Autoriteti Detar i Suedisë tha se dy rrjedhje ishin gjetur në tubacionin Nord Stream 1.

Danimarka po kufizon gjithashtu transportin pasi u zbulua një tjetër rrjedhje në tubacionin e afërt Nord Stream 2.

Të dy tubacionet përmbanin gaz nën presion, por asnjëri prej tyre nuk po pomponte gaz në Evropë në kohën kur u gjetën duke rrjedhur.

Tubacionet kanë qenë në qendër të mosmarrëveshjes energjetike mes Evropës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Nord Stream AG, operatori i rrjetit, ka thënë se është e pamundur të vlerësohet se kur do të rikthehet funksionimi i sistemit të rrjetit të gazit.

Shpërndaje në: