Dëmtohen gypat, mbetet pa ujë të pijes kjo pjesë e Prishtinës

Dëmtohen gypat, mbetet pa ujë të pijes kjo pjesë e Prishtinës

Në Prishtinë po vazhdojnë të dëmtohen gypat e ujësjellësit.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot, teksa disa kontraktorë kanë dëmtuar këta gypa të ujit.

Si rrjedhojë, rruga “Agim Ramadani” ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Njoftimi i plotë nga KRU Prishtina:

Erdhi edhe muaji tetor dhe ne ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve.
Rruga” Agim Ramadani” në Prishtinë, nga ky moment do mbeten pa ujë të pijshëm.
Arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve.
Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes.
Shikoni pamjet…

Shpërndaje në: