Dënimi me 500 euro i varfanjakut në Ferizaj: A kishte të drejtë polici?

Dënimi me 500 euro i varfanjakut në Ferizaj: A kishte të drejtë polici?

Një qytetar i varfër i Kosovës është dënuar me 500 në Ferizaj pasi kishte kërkuar lëmoshë. Por, a mund të dënohen lypësarët?

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Rrugën Tahir Sinani në Ferizaj, kur një qytetar i moshuar (69 vjeçar) kishte nisur të kërkonte lëmoshë rreth orës 16:46 të së shtunes [4 shtator].

Policia e dënoi qytetarin me maksimumin e dënimit të paraparë në ligj, plot 500 euro, përcjell Periskopi.

“I lartshënuari është hasur duke kërkuar lëmoshë në qytet përkundër faktit se është e ndaluar me ligj. Të njëjtit u janë shqiptuar edhe tri dënime tjera për të njëjtën vepër.” – thuhet në përshkrimin skandaloz të Policisë.

A ka të drejtë Policia t’i dënojë lypësarët?

  1. Ligji të cilin e citon Policia e Kosovës është mjaft kontrovers. Aty thuhet që dënimi ndaj lypësarit mund të bëhet nëse ai e bën veprimin në fjalë “në formë të bezdisshme”. Siç mund ta shihni nga arsyetimi i mësipërm i policisë, kjo nuk qëndron. Lypësari është dënuar thjesht sepse ky lypë para nga qytetarët.

Në paragrafin e dytë të ligjit famëkeq, thuhet se gjoba për personin është prej “tridhjetë (30) deri në pesëqind (500)

NENI 10 i Ligjit Nr. 03/L-142

  1. Kushdo që në vend publik kërkon lëmoshë në mënyrë të bezdisshme dënohet për kundërvajtje.
  2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

Dhe, zyrtari policor me gjakftohtësi e në formë krejtësisht subjektive i ka dhënë atij dënimin më të lartë të mundshëm.

Por, si është e përcaktuar “mënyra e bezdisshme” e kërkimit të lëmoshës? Kjo mbetet krejtësisht në vlerësimin subjektiv të zyrtarit policor. Dhe, çka e përcakton vlerën e dënimit për bezdisjen që lypësi e shkakton? Edhe kjo mbetet në vlerësimin subjektiv të zyrtarit policor.

Për më tepër, zyrtari policor në fjalë del se nuk ka ditur as ta shkruajë pa gabime drejtshkrimore përshkrimin e dënimit të qytetarit. /Periskopi

Shpërndaje në: