Dënohen me 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë të tjerë rusë për krime të luftës

Dënohen me 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë të tjerë rusë për krime të luftës

Një gjykatë ukrainase ka dënuar me 11 vite e gjysëm burgim dy ushtarë të kapur rusë të martën për bombardimin e një fshati në Ukrainën lindore, që është verdikti i dytë për krime të luftës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, që dëgjuan vendimin duke qëndruar prapa një xhami të përforcuar në zonën Kotelevska në Ukrainën qendore, ishin deklaruar fajtorë javën e kaluar.

“Fajësia e Bobikin dhe Ivanov është dëshmuar në tërësi” tha gjykatësi Evhen Bolybok.

Bombardimi shkatërroi një shkollë në fshatin Derhachi, por nuk vrau askënd, thanë prokuroët.

Bobikin dhe Ivanov, njëri në rolin e shoferit dhe tjetri të sulmuesit, u kapën pas kalimit të kufirit dhe bombardimit të vazhdueshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: