Dënohet me burg qytetari që tha në Facebook se kishte paguar dikë me Covid që të shpërndante virusin

Dënohet me burg qytetari që tha në Facebook se kishte paguar dikë me Covid që të shpërndante virusin

Një qytetar nga Teksasi që kishte shkruar në Facebook se kishte paguar një person të sëmurë me Covid-19 që me qëllim të shpërndante virusin në një dyqan ushqimesh duke i lëpirë ato u dënua të hënën me vetëm një vit në burg.

Christopher Charles Perez, që ka nofkën Robbins, u shpall fajtor nga juria federale në dy pika të aktakuzës.

Sipas dokumenteve të gjyqit, Perezi kishte postuar: “Kusheriri im ka Covid-19 dhe ka lëpirë çdo gjë në dy ditët e fundit sepse unë e kam paguar për ta bërë këtë gjë.” – raporton NBC, përcjell Periskopi.

U paraqit një fotografi monitori e postimit që ishte bërë më 5 prill 2020 për rastin.

Perez, 40 vjeçar, iu tha hetuesve që postimi ishte mashtrim. Ai shkroi se kishte menduar që shumë njerëz ende ishin nëpër dyqane dhe se ai po provonte “të trembte njerëzit që të mos shkonin nëpër dyqane që ta shpërndanin virusin.”

Sidoqoftë, Prokurori Ashley C. Hoff, u shpreh se përpjekja për t’i ruajtur njerëzit nën kërcënimin e shpërndarjes së një sëmundjeje të rrezikshme nuk është shaka.”

Shpërndaje në: