Dënohet me dy vjet burg ish kryeprokurori i Shqipërisë: Gruaja e tij u tregon gishtin e mesëm gazetarëve

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Apelit për dënimin me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pritet që Policia e Shtetit të mbërrijë në banesën e tij.

Nga burime jo zyrtare, mësohet se Llalla nuk ndodhet në Shqipëri. Avokati i tij tha se Llalla po merrte trajtim spitalor, megjithatë pa specifikuar vendin ku ndodhej.

Pas vendimit për arrestimin e Adritatik Llallës, gazetarët u stacionuan në shtëpinë e tij ku kamerat kën regjistruar momentin kur bashkëshortja e tij futet në banesë.

Por teksa ishte duke u futur në banesë, gruaja e Llallës u nxori gishtin e mesit gazetarëve./ Opinion.al

Shpërndaje në: