Dënohet i riu që vari flamurin e ISIS në ‘Kodrën e Trimave’

Dënohet i riu që vari flamurin e ISIS në ‘Kodrën e Trimave’

Gjykata Themelore në Prishtinë i shqiptoi dënimin prej gjashtë muaj burg një të riu nga Malisheva të akuzuar se vari një flamur të ISIS në një semafor në Prishtinë.

Dënimi me burg ndaj 19 vjeçarit, me vendim të gjykatës, u kthye në pune në dobi të përgjithshme prej 180 orësh.

Kur doli sot para gjykatës, Q.M. e pranoi fajësinë për veprën me të cilën akuzohej nga Prokuroria Speciale por u arsyetua se “nuk e ka ditur” i kujt është ai flamur.

Ai shprehu pendesë të thellë për aktin e kryer më 14 shtator 2016 në rrugën “Xhavit Haziri’ në Kodrën e Trimave në Prishtinë, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për peshën e veprës së kryer.

Q.M. akuzohej për bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë apo policinë e huaj me formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, akuzë e dënueshme sipas Ligjit për parandalimin e bashkimit në konfiktet e armatosura jashtë Kosovës.

Pjesë e aktakuzës janë edhe dy të mitur të tjerë ndaj të cilëve do të udhëhiqet procedurë e veçantë për të mitur. /Kallxo.com/

 

Shpërndaje në: