Deontay Wilder më në fund thyen heshtjen: Këto janë fjalët e tij pas humbjes shkatërruese nga Fury

Deontay Wilder më në fund thyen heshtjen: Këto janë fjalët e tij pas humbjes shkatërruese nga Fury

Sic u etiketua ‘njëherë e përgjithmonë’, përballja epike triologjike përfundoi me fitoren e Tyson Furyt kundër Deontay Wilderit.

Pavarësisht pesë nokauteve në total, fitorja i takoi Furyt, i cili në rundin e 11-të i dha nokautin përfundimtar rivalit, transmeton Periskopi.

Menjëherë pas ndeshjes, amerikani u dërgua me urgjencë në spital për kontrolle rutinore, por para se të largohej nga arena, ai theu heshtjen rreth humbjes së dytë rresht nga britaniku.

”Dhashë më të mirën por nuk mjaftoi,” tha Wilder.

”Nuk jam i sigurtë cka ndodhi. E di se në stërvitje ai bëra të caktuara dhe gjithashtu e dija se ai nuk erdhi me 277 për të qenë një kërcimtar balloje. Ai erdhi të hidhej mbi mua dhe pati sukses.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: