Deputet Bajqinovci profilizon fotografinë ku shihet shkelja drastike e masave anti-Covid

Deputet Bajqinovci profilizon fotografinë ku shihet shkelja drastike e masave anti-Covid

Deputeti i Vetëvendosjes me emrin Mefail Bajqinovci e ka ndërruar fotografinë e profilit. 

Bajqinovci e ka bërë fotografi të re të profilit festën e djeshme me simpatizantët e Vetëvendosjes në Podujevë ku nuk resepektohet mbajtja e distancës si masë kundër përhapjes së virusit që deri tash ka vrarë gati 1 mijë persona në Kosovë.

Shumë nga personat e paraqitur në fotografi duket se nuk mbajnë madje as maskë, me disa prej të cilëve që e mbajnë në mënyrë jo të rregullt, përcjell Periskopi.

Por, për më keq as vetë z.deputet nuk e mban maskën në formën e duhur.

Dje simpatizantët e VV-së u mblodhën në sheshin Zahir Pajaziti në Podujevë për të festuar fitoren pa balotazh të Shpejtim Bulliqit.

Bajqinovci ka ndërruar edhe fotografinë e tij të “coverit” në Facebook duke e vënë atë të Prishtinës në kohën e Jugosllavisë. /Periskopi 

Shpërndaje në: