Deputet i dobët apo i trembur nga Ramushi? Të dhënat e Kuvendit tregojnë se Kurti nuk i bëri asnjë pyetje parlamentare Qeverisë

Deputet i dobët apo i trembur nga Ramushi? Të dhënat e Kuvendit tregojnë se Kurti nuk i bëri asnjë pyetje parlamentare Qeverisë

Albin Kurti njihet për oratorinë e tij dhe qëndrimin e sertë që bën shumë njerëz të mendojnë se manifeston kritikë përmbajtësore apo punë të themeltë opozitare.

Por, z.Kurti në legjislaturën e VI që u shpërbë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte në mesin e 56 deputetëve që nuk parashtruan asnjë pyetje parlamentare për Qeverinë.

Nga grafikoni i mëposhtëm mund të shihet se në fakt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin më aktivët ndër partitë e tjera, pasi që 17 nga 19 prej tyre kishin shtruar pyetje parlamentare për Qeverinë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Por, mes dy deputetëve të vetëm që nuk e patëm asnjë pyetje ishte edhe kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Bashkë me z.Kurti nga Lëvizja Vetëvendsje është edhe Ali Lajçi, të cilët me gjasë e kanë të zorshme të dalin përtej temave të mëdha nacionaliste

.

Ndërkohë, kandidatja tjetër që ishte në opozitë, Vjosa Osmani, nuk figuron në mesin e 56 deputetëve pa pyetje parlamentare. /Periskopi

 

Shpërndaje në: